Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur Messolonghinë në Greqi, duke sjellë përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit.

Reshjet gjithashtu kanë prekur edhe qytetin e Aitolikos.

Raportohet se uji i rreshjeve tashmë ka hyrë brenda në banesa dhe ka përmbytur automjetet në rrugë.

Burimet lokale kanë njoftuar se në shumë zona po vërehen problematika me qarkullimin, duke e bërë të rrezikshëmë kalimin me në rrugë me makinë.

Në këtë situatë, iu është bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb