GREQI-Kryeministri i Greqisë Aoleksis Tsipras u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të votojnë planin e qeverisë.
“Nëse plani nuk votohet qeveria bie. Pa mbështetjen tuaj vështirë të jem kryeministër.”- u shpreh Tsipras.
Më tej duke ju drejtuar deputetëve të Syriza, Tsipras u kërkoi të jenë të bashkuar. “Duhet të jemi të bashkuar”- tha Tsipras.
MARRËVESHJA ME EUROZONËN, TSAKALOTOS: NUK E DI NËSE KEMI BËRË ZGJEDHJEN E DUHUR
Ministri i Financave i Greqisë u shpreh në Kuvend se nuk është i sigurt nëse marrëveshja për daljen nga kriza ishte zgjidhja e duhur. “Nuk e di nëse kemi bërë zgjedhjen e duhur por nuk kishim zgjedhje tjetër.”- u shpreh Tsakalotos.
Ndërsa lideri i Partisë Komuniste Koutsoumba theksoi se historia nuk po përsëritet si tragjedi por si farsë.
(a.n/BalkanWeb)
