Edhe Greqia u bashkohet shumë vendeve të tjera në rritjen e buxhetit për mbrojtjen dhe armatimin. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga ka paraqitur një plan 12-vjeçar me vlerë 25 miliardë euro për fuqizimin e Forcave të Armatosura.
“Me këto fakte të reja, zgjedhjet strategjike të vendit tonë bëhen absolutisht kritike, aq më tepër kur nga njëra anë perceptimi mbrojtës i lidershipit të ri të SHBA duket se ndryshon nga roli i NATO-s dhe nga ana tjetër kur planet ekonomike të kësaj superfuqie duket se devijojnë nga një kornizë e tregtisë së lirë që ka ekzistuar deri më tani” – u shpreh Mitsotakis.
Plani i ri për mbrojtjen ka të bëjë me ambiciet parandaluese dhe jo agresive dhe se politika e mbrojtjes merr karakteristika ekzistenciale dhe zhvillimore, ndërsa analistët shprehen se bëhet fjalë për një përpjekje të Athinës, pas daljes nga kriza dhjetëvjeçare e borxhit, për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për të ruajtur balancën ushtarake me rivalin e saj historik, Turqinë.
Ky plan, i quajtur “Mburoja e Akilit”, është një kupolë e cila kombinon mjetet ekzistuese të mbrojtjes ajrore me aftësitë e reja që do të jenë në gjendje të mbrojnë në pesë nivele: me sistemet anti-dron, antiraketë, kundërajror, anti-anije dhe anti-nëndetëse.
Greqia shpenzon pak më shumë se 3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, si vend anëtar i NATO-s.
(BalkanWeb)
