GREQI

Një zjarr i ri është shfaqur në ishillin e Evias i cili është shkrumbuar nga flakët e ditëve të fundit.

Kësaj radhe zjarri është shfaqur në pjesën jugore të zonës ku u shkatërruan pyje e u dogjën shtëpi këto 10 ditë.

Katër avionë me ujë, gjashtë helikopterë dhe njëzetetre zjarrfikës me dhjetë automjete kanë shkuar në rajonin qendror ku ka shpërthyer zjarri.

Veriu i këtij ishulli u shkatërrua në shumicën e territorit nga zjarri i 3 gushtit, por ky problem nuk ka përfunduar ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: