Ishulli i Kretës u përball me një zjarr i cili detyroi dhjetëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, por që më pas u vu nën kontroll nga departamenti i zjarrfikësve, të cilët ishin në gatishmëri për shkak të erërave të forta.

Zjarri që shpërtheu më herët gjatë ditës u përhap në shpatet e pyllit malor në lindje të qytetit bregdetar të Ierapetrës. Autoritetet urdhëruan evakuimin paraprak të fshatrave Achlia, Galini, Agia Fotia dhe Mavros Kolimpos, pasi zjarri u afrua në disa shtëpi.

“Zjarri është ulur ndjeshëm pas përpjekjeve të qindra zjarrfikësve”, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës për Reuters. “Ishte i pari zjarr i madh pranë një zone të banuar këtë vit.”

Shkencëtarët kanë frikë se sezoni mund të jetë i rrezikshëm duke pasur parasysh se Greqia sapo ka pasur dimrin e saj më të ngrohtë në histori , duke e lënë pjesën më të madhe të tokës të ngrohtë dhe të thatë.

Më herët gjatë ditës një zjarrfikës dhe një banor i zonës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Rreth 150 zjarrfikës po luftonin me zjarrin në pyll, të ndihmuar nga tre helikopterë.

Ministria e Mbrojtjes Civile i ka vënë autoritetet në gatishmëri për shkak të erërave të forta që priten në ditët në vijim dhe pasi dhjetëra zjarre më të vogla në pyje shpërthyen të shtunën.

Zjarret janë të zakonshme në kombin mesdhetar. Vitin e kaluar një zjarr i egër që digjej në Greqinë verilindore për 11 ditë shkatërroi një zonë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe vrau 20 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb