Gresso, kompania më e njohur për krijimin e telefonave inteligjentë luksozë, ka shtuar një pajisje të re tek seritë Regal. Telefoni i saj më i ri luksoz quhet Gresso Regal Gold dhe do të ofrohet në numër të limituar. Vetëm 99 njësi do të krijohen, ku secili prej tyre do të jetë i larë në ar 18 karat dhe do të ketë të gdhendur një numër personal.
Ai përmban ekran me prekje 5 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass. Telefoni fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz, ofron rrjetin 3G, ndërsa bateria do të zgjasë për 6 orë bisedë dhe 300 orë pa u përdorur fare. Regal Gold do të operojë me sistemin Android, nuk e dimë saktësisht se me cilin version. Kasa e telefonit është bërë me titan të fortë të gradës 5, i cili përdoret gjerësisht tek industria ajrore.
(ed.me/BalkanWeb)
