Avokati i kontrollorëve të AlbControl ka dhënë detaje nga shoqërimi i tyre në polici. Në një prononcim për mediat, avokati tha se në polici u shoqëruan rreth 24 persona, ku 4 prej tyre pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Sipas tij, kontrollorët kanë dëshmuar për situatën në fjalë, që çoi në pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin e Rinasit.

“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura.”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb