Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi ka komentuar vizitën që i bëri sot naftëtarëve të Ballshit, të cilët kanë hyrë në grevë urie.

Në një postim në ‘Facebook’ Basha thekson se ka diskutuar dhe me ekspertët për gjetjen e një zgjidhje që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe.

Mes të tjerash Basha i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë në lidhje me aferat korruptive që sipas tij është bërë nga kompanitë që shfrytëzojnë naftën në Ballsh.

MESAZHI I BASHËS
Sot pasdite u takova me naftëtarët në Ballsh, të cilët kanë hyrë prej ditësh në grevë urie, si rruga e fundit për të kërkuar pagat e tyre të papaguara.
Për fat të keq, korrupsioni, skemat mashtruese dhe babëzia e pushtetit e kanë shndërruar naftën, nga një bekim prej Zotit, në një mallkim për banorët dhe veçanërisht për naftëtarët që punojnë dhe nuk marrin shpërblimin për mundin dhe djersën e tyre.
E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti. Dhe njëkohësisht kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t’u merret përgjegjësve dhe abuzuesëve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit.
Sot është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve.
Ballshi, si një ndër zonat më të pasura me burime natyrore, do të duhej të ishte qendër e një rajoni të zhvilluar dhe jo një zonë ku qytetarët nuk sigurojnë dot ushqimin e fëmijëve dhe ilaçet e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb