Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Greva 3 orëshe e transportit urban i gjeti të papërgatitur qytetarët e Tiranës. Shumë prej tyre prisnin më kot në stacion, por autobusi për t’i çuar në destinacion nuk dukej. Me pretendimin se 400 punonjësit kanë vonesa në paga, sindikalistët kërkuan caktimin e çmimit të biletës nga bashkia, i cili nuk mund të jetë 30 lekë, dhe më pas të hyjnë në negociata me shoqëritë e transportit. Zija Hasani, nga Federata e Sindikatave të Transportit tha se greva do të përshkallëzohet, pasi të enjten ata do të bojkotojnë punën 24 orë.
Shoqata e transportit qytetas ka kundërshtuar këtë grevë të punonjësve duke hyrë në negociata me sindikatën për anulimin e vijimit të saj. Ndërsa mësohet se Bashkia e Tiranës nuk ka paraqitur projekt/vendim për rritjen e çmimit të biletës akuale në Këshill Bashkiak. Por ka kërkuar heqjen e akcizës së naftës, heqja e TVSH për biletat dhe subvencionin e kategorive që përfitojnë shërbim falas.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
