Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun Berat, Lefter Maliqi, ka deklaruar që protestat e opozitës duhet të përshkallëzohen për të shkuar deri në grevë urie apo bllokime para Kuvendit.

I ftuar në “Neës24 Fundjavë” me Megi Latifin, Maliqi u shpreh se kreu i PD Sali Berisha do të largohet nga drejtimi I partisë kur kjo forcë politike të vijë në pushtet, kjo p[asi sipas tij, Berisha kërkon të largohet si fitimtar.

“Nuk duhet të ketë më protesta me fjalime dhe drita celularësh ndezur. Edhe pse tre protestat e fundit kanë ardhur në përshkallëzim. Duhet të jenë të qëndrueshme. Berisha tha se shumë shpejt do të merren vendime për protesta më të forta. Unë jam deri në greva urie nga deputetët, bllokime para parlamentit, ngritje çadrash etj. Një pjesë e deputetëve nuk duan zgjedhje të parakohshme e të sakrifikojnë me grevë urie sepse një pjesë e tyre nuk e meritonin mandatin por ishin pjesë e listave të mbyllura, kur ka të tjerë në lista të hapura që luftuan me mish e me shpirt. Besoj që Berisha duhet të marrë vendimet e duhura. Duhet revoltë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb