Lojtari i Partizanit, Eros Grezda në intervistë pas derbit të fituar 2-1 me Tiranën u shpreh se të kuqtë kanë ekipin më të mirë në kampionat.

“Ishte një atmosferë shumë e bukur. Treguam që jemi ekipi më i fortë në kampionat. Jemi shumë të lumtur për fitoren.

Tre javët e fundit jam ndjerë shumë mirë. Kalova një dëmtim të gjatë, që nuk më linte të bëja lojën time. Nga loja në lojë po e marr veten dhe mendoj se do të jetë më mirë në vazhdim” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb