* Zgjodha të mos bëj fushatë sulmuese 
* Duma: Të jesh femër e bukur dhe e suksesshme në politikë është e vështirë
* Duma: Ka ardhur momenti i një sinergjimi të nevojshëm në PD, pas analizës së zgjedhjeve lokale
* Dako nuk kishte identitet politik, në Durrës u vodhën vota

TIRANË- Grida Duma, ish-kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare të Bashkisë së Durrësit rrëfehet sot në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 21 qershorit. Duma ka folur për arsyet e kësaj humbjeje dhe ka bërë një analizë të fushatës zgjedhore që sipas saj ishte e shkurtër.

Duma ka pranuar përgjegjësitë për humbjen e saj por nuk ka ngurruar të akuzojë ish-rivalin e sajj, Vangjush Dako për vjedhje votash. Gjithashtu Duma tha se nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, ishte Drejtor i OSHEE-së, duke aluduar sërish për vjedhje votash.

Në lidhje me largimin e deputetes Mesila Doda dhe nëse ka një fraksion tek demokratët, Duma është përgjigjur se PD është parti kompakte. Ajo tha se është e drejta e deputetëve të zgjedhin karrierën e tyre, duke u shprehur se respekton vendimin e zonjës Doda. GJithashtu Duma ka mohuar zërat për një koalicion mes PD-së dhe PS-së.

Të ndalemi pak tek zgjedhjet lokale dhe rezultati në Durrës. Si e pritët ju?
Një forcë politike nuk është një skuadër futbolli me të cilën ti mund të bësh sa herë të duash shkëmbim. Humbja është përgjegjësi më vete, të cilat duhet të marrin përgjegjësinë, si kushdo që merr përsipër të marrë përgjegjësinë për një fitore të caktuar. Deri më sot ne nuk njohim një histori suksesi që vjen vetëm pas fitoreve, por duhet punë, përkushtim dhe përgjegjësi.

Zgjedhjet lokale erdhën me një Parti Demokratike që i kishte mbyllur zgjedhjet e brendshme vetëm disa muaj më parë. PD erdhi me kandidatë që kanë kontribuuar në zgjedhjet lokale, pasi kanë dalë me një diferencë të mirë krahasuar me votat e koalicionit. Por ka një lloj anormaliteti në shifra. Duhet pranuar se në raport me koalicionin unë, Halim Kosova, apo kandidati i PD në Korçë patën vota me shumë se koalicioni. Unë e kam pranuar humbjen.

Fushata duhet të kishte nisur që një vit më parë. Përgjegjësia e jona. Ajo që ka ndodhur në PD kanë qenë një sërë procesesh jo të thjeshta, pavarësisht se mënyra më e mirë është të akuzosh humbësin. Unë e dija që në 60 ditë situata e vështirë. Në 4 vitet e fundit kishte të ardhur mesatarisht 220 veta në muaj. Durrësi ka të ardhura për frymë nën mesataren e Republikës. Isha në dijeni të famës së madhe të atij kandidatit që blinte vota në ditët e fundit. Nënkryetari i Bashkisë, drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së. Unë nuk kam zgjedhur që në fushatën e Durrësit të bëj fushatë sulmuese dhe prapë nuk do ta bëja, sidomos në zgjedhje lokale. Ne nuk do kishim zgjedhur kurrë të vidhnim vota.

Votat u frynë, vota e demokratëve u ruajt. Për të fituar zgjedhjet unë nuk bëj të njëjtin model. Nuk do zgjedh të bëj këtë krim në manipulimin e rezultatit, jo të votës. Ne e kemi çuar çështjen e votuesve në KQZ. Ne e çuam në Kolegj Zgjedhor. Nëse unë do të kisha thënë unë nuk do kandidoj do ishte marrje përgjegjësie apo mosmarrje përgjegjësie.

Cila është përgjegjësia e Grida Dumës?
Edhe sot mendoj që njerëzit kanë nevojë që disa gjëra tua themi shumë më qetë. Unë nuk besoja se do kisha luftë politike me kandidatin përballë. Nuk kishte identitet politik kandidati.

A pati kosto?
Nuk besoj se ka patur kosto. Nuk mbahet mend ndonjë fushatë e Dakos në Durrës, por një fushatë e Grida Dumës mbahet mend. Ajo që këmbëngula, të mos humbej standardi. Kur kam qenë në takime elektorale i janë afruar njerëz që i kanë pyetur po këtu sa shitet vota. Nuk kam patur parasysh kurrë një fitore që është peng i komisionerëve që vjedhin votën. Nuk është fitore pozitive, i ka rrënjët tek e keqja.

A janë 12 mijë vota, rezultat i vjedhjes?
Unë kam të dhënat nga çdo Qendër Votimi. Të gjitha problemet që mund t’i diktonin gazetarët në terren janë probleme më minore se kjo e madhja. Kjo nuk do të thotë që unë nuk njoh se rezultati është humbje nga ana jonë dhe fitore nga ana tjetër.

Ambasada Amerikanë përshëndeti Kosovën kur i uroi fitoren Erion Veliajt. A mos duhet të kishit bërë edhe ju të njëjtën gjë?
Ngritët një shqetësim që ngritën një pjese e stafit time, se është sipas standardeve. Por nuk ishte ky rasti. Besoj se nëse zgjedhjet do kishin qenë të pastra dhe të painfluencuara. Jam gjendur para strukturave demokratike ku na thonin që njerëzit tanë i kemi në punë, e nëse vijnë në fushatë ata humbasin vendet e punës. Ka patur momente kur numëroheshin votat dhe ndonjë kuti nuk dilte sipas parashikimeve të tyre, sjellja e tyre ishte ndryshe. Mënyra sesi zgjodha unë ta bëj fushatën ishte ndryshe. Nëse një demokrat kishte presion të humbiste vendin e punës, unë nuk mund t’i kërkoja të vepronte ndryshe. Përveç shifrave se kush lëvizet nga puna, unë ju them frymën time të fushatës. Pas çdo procesi zgjedhor duhet bërë një analizë, dhe të përmirësohet gabimet. Ka ardhur momenti i një sinergjimi të nevojshëm në PD. Prej analizës, ky sinergjim vlen më shumë. Unë nuk mund të them kurrë që fajin e ka struktura. Por nuk mund të thuash që vullnetarët e strukturës kanë faj për rezultatin. E kam marrë përgjegjësinë personal për sa kohë që pranova të kandidoj për bashkinë e Durrësit, aq më tepër me situatën ku ndodhet vendi. Ku KQZ nuk të mbron, ku dihet si ndodh gjatë procesit të numërimit të votave.

Doja të ndaleshim tek përgjegjësia e partisë…
Unë besoj se kam qenë në sinkron, në zgjedhje nuk ka gjeneral. Ka një strategji të përbashkët. Unë nuk i bëj dot të ndara këto situata,. Unë nuk mund të them se hierarkia e lartë e partisë zgjodhi kandidatët e gabuar.

A kanë ndikuar në fushatën tuaj situatat si u përcollët në media. A ka patur kosto kjo?
Eni ti je një vajzë e bukur. Nuk kemi patur mundësinë ta flasim këtë por nuk është e nevojshme ta them. E di sesa e vështirë është të jesh një gazetare e suksesshme kur je një femër e bukur. Në politikë është më e vështirë më beso. Por përderisa unë kam marrë përsipër të prish qetësinë e familjes sime për këtë kauzë, i kam marrë parasysh këto. E kupton që ke mundësi të bësh diçka më shumë për njerëzit. Njerëz me virtyte ka djathtas dhe majtas. Nga të dyja anët ka njerëz që vlejnë.

Është një betejë që mund të fitohet, kjo e linçimit të grave?
Politika e ka treguar që njerëzit që goditen nga ana personale nuk ka funksionuar. Do injoroj çdo insinuatë për jetën time personale. Arritja më e madhe është të kthesh një njeri në një përgjigjës për çështjet pa vlerë.

Kemi një opozitë të dobët, lidership të dobët apo të fortë? Keni probleme me PD?
Unë e identifikoj veten me PD-në. Nëse do kem probleme me PD-në, atëherë do kem probleme me veten. Nuk kam probleme të asaj natyre që thoni ju. Sot opozita anatemohet për arsye të kota. Kur u bënë zgjedhjet dhe ndryshimi i lidershipit ne të gjithë e përgëzuam për faktin se ishte një lidership më pak agresiv.

A jeni e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve?
Për reformë territoriale, kemi folur mjaftueshëm. Kam qenë unë që kam thënë që bojkoti politik është mjet, nëse ti je në parlament por zëri yt nuk influencon më mirë bojkot. Reforma territoriale ka qenë dokumenti i parë që maxhoranca ka ardhur e qartë. Unë e kuptoj që ju bëni po të njëjtën logjikë që bëhet në jetën e përditshme. Ky është diskutimi që bëhet, pse opozita nuk bën? Ka ndryshuar reagimi, nuk thonë më pse po e bën qeveria, por pse opozita nuk po na mbron.
Pse opozita duket sikur nuk po bën mjaftueshëm, pasi nga ana tjetër sulmi është i paimagjinueshëm. Sulmi i është asaj natyre që kur qytetari ndihet i sulmuar nga 10-11-12 drejtime thotë pse s’po na mbron opozita.

Largimi i zonjës Doda, a ka një problem në PD?
Për vetë natyrën e saj, PD ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për largime të tilla. Sa kanë ndodhur në PS dhe ne nuk i kemi quajtur fraksione. Pafund janë zërat e PS-së dhe kjo nuk tërheq opinionit publik. Tërheq vëmendjen në PD, sepse është një parti kompakte. Ka plot deputetë që e zgjedhin karrierën e tyre në këtë mënyrë. Unë respektoj vendimin e zonjës Doda.

Sipas jush, cila është arsyeja që opozita po godet Ilir Metën?
Arsyeja është konkrete që nga Doshi deri tani, çështja është Ilir Meta. Atje ku është akuza, atje të shkojë dhe veprimi politik. Po kërkohet fare normalisht që personi i cili akuzohet, është personi që duhet të lejojë në parlament hetimin e tij. A ka absurd më të madh, që njeriu që është akuzuar të lejojë hetimin e tij.

Reforma në ekonomi nuk ka lidhje me reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin? Unë mendoj që këto janë rrënjët. Ke një sistem të tërë ekonomik që ka çmime reference. Vetë sistemi ekonomik nuk ofron informalitet. Ne kemi zgjedhur të shkojmë tek prioritetet. Ne themi po nuk godite rrënjët…Sot problemi më i madh është që janë zhdoganuar 900 ton më pak duhan, këtu është evazioni. Krimi politik është krim ekonomik. Kur themi dekriminalizimi, kur themi reforma në drejtësi ne themi reforma në ekonomi.

Çështja më e rëndësishme, presim një koalicion mes PD-PS?
Këto janë fiction që prodhohen nga media. Nuk ka gjë më të rëndësishme se kontributi i opozitës. Nuk ka realitet të shëndetshëm politik që zhduk opozitën nga vendi.

(m.k/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: