Ish- deputetja e PD, Grida Duma është shprehur në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 se e vetmja rrugë për të vendosur situatën e COVID-19 në Shqipëri nën kontroll janë testimet masive.

Sipas saj kjo është kohë për politikë, por për politikë reale jo personale pasi politika reale ka mision pikërisht zgjidhjen e krizave.

”Sa herë që ka nevojë për zgjidhje të mëdha ka nevojë për politikë dhe politikë reale. Kushdo që përpiqet të kompleksojë këdo që mos merret me politike, e merr bazamentin nga një shtrembërim i madh që është bërë tek shqiptarët në mendimin për politikën. Ai kundër asaj, ajo kundër atij. është sfidë e madhe dhe që duhet politikë reale nga ideja komplekse nga kush e tha. Ne nuk jemi frikësuar nga idetë e mira se kush i tha.

Jemi në krizë dhe nuk ka vend më të përshtatshëm për politikë. Ky është misioni i politikës, të zgjidhë krizën.
PD është në çdo moment duke i treguar jo vetëm shqiptarëve, vendimmarrësve, të drejtohemi ndaj atyre komponentëve për të dalë nga kriza. Fatmirësisht pandemia këtu nuk ësht tragjike sa në vendet e tjera por tragjike mund të bëhet situata ekonomike
Një kohë e humbur, një ditë e paizoluar mund të shkaktojë tragjedi. Duhen testime masive. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të vënë situatën në kontroll. Në Gjermani çfarë ka ndodhur, njeriu nga familja A ka shkuar në familjen B. Pra nuk duhet testuar vetëm i familjes, por dhe individi C që është mes tyre. Dhe u tha se testimi masiv shpejtonte kohën. Kur e kuptonte dikush që ishte negativ qetësohej.

Pse shqetësohemi ne nëse dimë të vërtetat. Ne tani jemi në panik për të gjithë. Dhe për mos i trajtuar njerëzit në fund, t’i trajtojmë në fillim. Shqiptarët kanë një imunitet biologjik të mirë. Shkencërisht nuk është thënë akoma por ka.
Ne tani kemi pandeminë ekonomike. Është vend i varfër për gjysëm e popullsisë të mos shkojë në punë.”- tha Duma.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb