Të dielën do të luhet ndeshja finale e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës. Para këtij takimi, lojtari i francezëve, Antoine Griezmann ka thënë se sfida do të vendoset nga detajet. Ai ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin, duke u shprehur se bëhet fjalë për një skuadër punëtore.
“Argjentina është një ekip si i yni, një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë në botë. Të dielën do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Finalja do të vendoset nga detajet: një lojë, një goditje këndi, një goditje e lirë, një kundërsulm” – Tha ai.
(BalkanWeb)
