Interi  është rivali i Atletico Madridit, në fazën tjetër të Champions League. Natyrisht, dy sfida që premtojnë spektakël, për shkak të cilësisë së madhe që kanë. Për këto përballje ka  folur sulmuesi i Los Colchoneros, Antoine Griezzman.

“Dua të përpiqem të fitoj një titull me Atleticon. Dua të bëj gjithçka që është e mundur për t’ia dalë të fitoj. Interi është një kundërshtar i vështirë, por ata na ngjajnë shumë. Gjithashtu, ne duam të jemi afër kreut edhe në La Liga, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në fund” – Tha ai.

Skuadra spanjolle, e drejtuar nga Simeone këtë sezon mbetet një nga pretendentet për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit për trofeun më të rëndësishëm në arenën europiane. Në kampionat, Atletico renditet në vendin e 3-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb