Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për pjesëmarrje në krim dhe fshehjen e trupit të viktimës. Sipas raportit të Policisë për 24 orë, bastisja ka ndodhur më 3 shtator 2025, në orën 12:05, me urdhër të Gjykatës.

Gjatë kontrolleve, forcat policore kanë sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike. Kolshi është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në paraburgim, me vendim të gjykatës të marrë më 13 gusht 2025. Gjykata ka arsyetuar se ka rrezik që ai të arratiset ose të shmangë drejtësinë nëse lihet i lirë.

Hetimet deri tani kanë ngritur dyshime se vrasja mund të ketë pasur bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, gjatë intervistës, Top Kolshi ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb