TIRANE- Një prej detajeve më të rëndësishme në “Big Brother” është edhe shtëpia, që për 100 ditë me radhë është edhe më e famshmja në vendin tonë.
Prej vitesh Rovena Agolli (Gjiknuri) është edhe arkitektja e këtij ambienti. Deri më sot është folur shpesh për talentin që ka Rovena që vit pas viti të rifreskojë dhe të sjellë një shtëpi sa komode, aq edhe me stil të veçantë, por nuk është folur kurrë për jetën e saj.
Prej vitesh arkitektja është martuar me ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri. Të dy janë edhe prindër të një djali të vogël. Rovena ka zgjedhur ta mbajë larg fokusit të mediave mbiemrin e famshëm të bashkëshortit, duke u fokusuar vetëm te puna që bën prej vitesh.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)
