Pamjet që shihni tregojnë banesën në Kuçovë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, është shembur thuajse gjysma e saj.

Si pasojë e shembjes së banesës, humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, e cila ngeli poshtë inerteve, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë. Ndërkohë, burri i saj Mustafa, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Burime për BalkanWeb kanë siguruar pamje nga vendngjarja.

  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrfikëses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi M.K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: