Ish-kandidatja e PD për deputete në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur të qarkut të Durrësit, Jola Hysaj, ka reaguar për ngjarjen në Durrës, ku një grua e re nënë e 3 fëmijëve u akuzua nga ish-vjehrra e saj për braktisje dhe keqmenaxhim të fëmijëve.
Hysaj shkruan në një status në rrjetin social Instagram se kur diskursi publik rrëshqet drejt gjykimit, moralizimit dhe paragjykimit të grave që mbajnë të vetme barrën e rritjes së fëmijëve, problemi nuk është individual. Ai është shoqëror dhe institucional.
“Çdo herë që një nënë vihet në bankën e të akuzuarve, pa u pyetur më parë se ku është mbështetja shtetërore, çfarë politikash sociale ekzistojnë dhe kush mban realisht përgjegjësi, atëherë dështimi është i përbashkët, shkruan Hysaj.
View this post on Instagram
