Jorida Tabaku, gruaja më e votuar në listën e hapur të PD, e quan garimin në zgjedhjet e 11 majit, më të vështirin pasi sfidën e fundit e pati me një kandidat si Ilir Alimehmeti, që sipas saj, nuk duhet të ishte jashtë parlamentit.
Në intervistën që i dha moderatores Nisida Tufa, në emisionin “Kjo Javë”, Tabaku shprehu gjithë emocionet që përjetoi gjatë procesit të numërimit të votave dhe ku ajo fitoi thellë ndaj Ilir Alimehmetit.
“Kënaqësinë se isha gruaja më e votuar e ndava me familjen dhe me pjesëtarët e stafit tim. Kësaj radhe sfida ishte shumë personale nga pikëpamja e votimit, dhe deri në momen ttë fundit nuk ndjehesha mirë, sfidën e fundit e kisha me një njeri si unë, sic është Ilir Alimehmeti. Kisha ndjesinë e kënaqësisë personale por dhe pak ndjesinë e padrejtësisë për atë që po ndodhte”, tha Tabaku.
Deputetja e PD Jorida Tabaku e quajti fitoren më 11 maj, si një sfidë personale dhe vlerësim i karrierës së saj 15-vjeçare. E pyetur nëse ka patur momente kur ka dëshiruar të heqë dorë, ajo ka pranuar se kjo ka ndodhur, por për të politika është pasion, është ose jo në parlament.
“Ka qëlluar që 2 javë para zgjedhjeve, apo kur isha në listë të hapur që vendos në pikëpyetje nëse do vazhdosh apo jo. Politikën nuk e kam punë me 8 orarsh, por pasion që fëmijë. Isha apo jo në parlament do vazhdoja të isha në PD. Por duke qenë se sfida po bëhej e tillë, ishte një vlerësim i punës time në 15 vite, doja që ta kaloja patjetër këtë fazë, por një gjë ishte e sigurt, që dhe në këto momente kur kisha ndonjë pikëpyetje, asnjëherë skam patur dyshim se do isha në PD dhe do kisha angazhim politik”, tha Tabaku.
Jorida Tabaku: Nuk ka tension dhe nuk presim të reja, procesi zgjedhor është ende i pacertifikuar, e krahasoj me 2011, si nga ankimimi dhe numërimi. Procesi i numërimit ka qenë sfidues, isha luftarake sepse bëhej fjalë për investimin tim politik dhe profilin që kisha ndërtuar dhe ishte momenti për të parë dhe një bilanc.
Nga procesi ti nuk e kupton si po shkon, por kënaqësia më e madhe ka qenë në raport me fëmijët dhe familjen. Më ka ardhur keq që i përfshiva këtë radhë, sepse ikja herët në mëngjes dhe kthehesha vonë. Dhe kur u thashë që mbaroi ka qenë kënaqësia më e madhe. Do të jem përfaqësuese e qytetarëve në parlament.
Kënaqësia se isha gruaja më e votuar u nda me familjen dhe me pjesëtarët e stafit tim. Kësaj radhe sfida ishte shumë personale nga pikëpamja e votimit, dhe deri në momen ttë fundit nuk ndjehesha mirë, sfidën e fundit e kisha me një njeri si unë, sic është Ilir Alimehmeti. Kisha ndjesinë e kënaqësisë personale por dhe pak ndjesinë e padrejtësisë për atë që po ndodhte.
Ka qëlluar që 2 javë para zgjedhjeve, apo kur isha në listë të hapur që vendos në pikëpyetje nëse do vazhdosh apo jo. Politikën nuk e kam punë me 8 orarsh, por pasion që fëmijë. Isha apo jo në parlament do vazhdoja të isha në PD. Por duke qenë se sfida po bëhej e tillë, ishte një vlerësim i punës time në 15 vite, doja që ta kaloja patjetër këtë fazë, por një gjë ishte e sigurt, që dhe në këto momente kur kisha ndonjë pikëpyetje, asnjëherë skam patur dyshim se do isha në PD dhe do kisha angazhim politik.
