“Shqiptarët për shqiptarët” ishin në një tjetër familje këtë të premte. Në Bathore, Marjana Preçi rrit e fillikat mes mijëra mundimesh e hallesh katër jetimët e saj. Ata rrezikojnë të mbesin në mes të katër rrugëve pasi nuk kishin asnjë të ardhur për të paguar qiranë e banesës.

Vetë Marjana është rritur jetime por kurrë nuk e kishte menduar se ky do të ishte edhe fati i fëmijëve të saj. Para dy vitesh kryefamiljari ndërroi jetë nga tumori në mëlçi, përveç dhimbjes së madhe i la familjes mijëra halle e vuajtje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shtëpia e tyre në një fshat të largët të Pukës u shemb papritur. Marjana u detyrua dhe mori fëmijët në Tiranë me shpresën për tu siguruar një të ardhme më të mirë. E vetme e pa asnjë përkrahje, sot Marjana nuk di ku të fusë kokën pasi qiraja është e papërballueshme për të. Vetë siguron një pagë minimale në një fast food në Kamëz. Në fund të muajit paguhet vetëm 120 mijë leke të vjetra. Por qiraja i shkon 100 mijë lekë të të vjetra. Marjana dhe katër fëmijët e saj jetimë bëjnë thirrje në emision që dikush t’i ndihmojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb