Nga një jetë familjare deri tek ajo e divorcit, kjo ështe historia që u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit “ Me Zemer të Hapur” nga Evis Ahmeti, ku një 40 vjecar rrëfeu historinë e jetës së tij, ndërsa sot ndodhet në arrest shtëpie.

Pas martesës disa vjeçare dhe ardhjes në jetë të fëmijës së parë vjen edhe divorci si shkak i tradhëtisë së bashkëshortes, shprehet ai. Jetës plot vuajtje nuk do t’i mungonin edhe shumë ngjarje të tjera për të cilat akuzohet sot Viktori.

Nga mbrojta që donte t’i jepte mbesës deri te akuza që iu bë për dhunë ndaj një gruaje, nga ku sot akuzohet jo vetem për dhunë, por edhe për ryshfet.

“Unë jam Viktor Rukaj, në zonën e Gumenicës kam punuar dhe shkoja dhe vija sa herë në Shqipëri, ku kisha ndërtuar edhe familjen time dhe kam një fëmijë 11 vjec aktualisht, por jam i divorcuar prej vitesh.

Jam njohur me bashkëshorten në Greqi dhe u kthyem në Shqipëri për të jetuar, mirpo martessa jonë nuk funksionoi sepse ajo më tradhtonte i kam të faktuar këto tradhëti. Prej 3 javësh qëndruam në njohje dhe u bë martesa dhe fejesa bashkë. Unë kam qenë 10 vite më i madh se ajo. Bashkëshorten nuk e njihja më parë. Mendova se do shkonim mirë me njëri tjetrin por ajo më tradhëtoi .

Unë për pak ditë do më çojnë në burg, sepse pas divorcit shkova takova mbesën që ta hiqja nga ajo punë që bënte në një bar ku punonte dhe pronarja e lokalit futi një kamariere të më provokonte duke më shtyrë dhe unë rash në tokë. Pas kësaj ajo më akuzoi sikur unë e dhunova, në atë moment erdhën dy efektivë policie edhe më goditën më dhunuan dhe më çuan në rajon.

Unë pas 3 ditësh kam shkuar në spital nga rrahja e policëve, pas tre ditësh vëllai im shkoi te lokali ku punonte ajo kamarierja dhe i kërkoi 5 mijë euro si pagesë që ajo të hiqte denoncimin. Vëllai nuk ja dha, por pas disa kohësh i dha 200€ dhe ajo e tërhoqi denoncimin. Por unë u akuzova që kam kundërshtuar forcat e policisë dhe se kam dhunuar këtë kamarieren.
Janë dy vepra për të cilat akuzohem.

Ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër para kësaj ngjarje 4 muaj para, takoj një grua rreth të 60 ve që më kërkoi ta ndihmoja të ikte në Greqi me taksi, por pasi e ndihmova duke e orientuar kaluam me të njëjtën taksi dhe në kufi kaluam në këmbë bashkë me zonjën dhe mbesën e saj. Taksinë e pagoi zonja dhe unë u largova, pas dy muajsh kur u ktheva në Shqipëri më njoftuan se kishte urdhër arresti dhe një kallzim nga kjo zonja sikur unë i kisha marr ryshfet kësaj rreth 1200€ . Unë e njihja se ishte pastruese në lokalin që kishte vëllai im. Akuzohem për dy vepra penale, e para për kundërshtim të forcave të policisë dhe për ryshfet.” rrëfeu ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb