Një incident është shënuar në Spitalin Venizelio në Heraklion të Greqisë.

Sipas mediave, nëna e një 15-vjeçari me probleme shëndetësore, nuk lejoi mjekët të kryenin punën e tyre. Kjo solli dhe ndërhyrjen e policisë. Djali i gruas, vuante nga një problem serioz shëndetësor, e me patjetër, i duhej të kryente operacion të nevojshëm mjekësor, por ajo i ndaloi mjekët të bënin këtë gjë.

As bashkëshorti, i cili ishte dakord, nuk mundi ta bindte për të ndryshuar mendim.

Zgjidhja erdhi menjëherë pasi mjekët njoftuan policinë dhe gruaja u arrestua, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb