Tronditëse ishte ngjarja e raportuar mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës para klinikës së Gjinekologjisë, 31-vjeçari Sokol Halili qëlloi ish-bashkëshorten Hamide Magashin 35-vjeç.

Edhe më alarmante këtë ngjarje e bën fakti se 35-vjeçarja ishte shtatzënë.

Për këtë ngjarja ka reaguar edhe eksperti i Sigurisë në Kosovë Drizan Shala. Ai është shprehur se ngjarja e rëndë dëshmon se sistemi në Kosovë është në kolaps, duke shtuar se katër ministri kanë dështuar në nivel politik.

Statusi:

Për ngjarjen brenda ShSKUK çka na dëshmojë

1 ore e 30 minuta përafesisht ka qendruar tani e ndjera shtrit dhe askush nga mjeket nuk kanë marr veprim me ja shpetu jeten foshnjes !

Dmth sistemi në Kosovë është kollaps

-Mjeksia shkojë në humëner , absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenu brenda ShSKUK

– Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe  duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D

– Gjykata fajtor që se ka mbikqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptu për viktimen.

– Qendra për punë sociale në Lipjanë dështim total.

Pra :

Ministria e MPB – Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollyëood – Xhelal Sveçla

Ministria e Drejtësisë – Dorëhqje e Ministres e cila është “Narcissistic”

Ministria e Financave , Punës  dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtepi .

Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e “Udhëheqit” të kesaj ministrie,. Pra ketu kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: