Sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda është në pritje të një ftese nga Gjermania. Për këtë temë ka folur së fundmi trajneri i Panzerave, Julian Nagelsmann.

Nagelsmann ka vlerësuar cilësitë e Grudës por që për momentin, janë të pamjaftueshme.

“Mendoj se po kalon formë të mirë te Leipzigu. E kam pasur në listë gjatë përgatitjeve për Kampionatin Evropian që e zhvilluam në shtëpi”.

“Ka shumë kualitete por besoj se atë kohë ai nuk e realizoi plotësisht se kishte shanse për të qenë pjesë e skuadrës për Evropian”.

Në fund, vlejnë golat dhe asistimet. Për nivelin e kualitetit të tij, ende nuk është e mjaftueshme”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb