Testime për të gjithë futbollistët, grumbullime të gjata dhe të blinduara si dhe një protokoll të rreptë për masat e sigurisë. Është kjo baza e planit që Federata Italiane e Futbollit ka dorëzuar pranë qeverisë, që do të thotë fjalën e fundit, nëse skuadrat do të kthehen në stërvitje në datën 4 maj. Në dokumentin e hartuar nga komisioni mjekësor i federatës italiane bëhet e ditur se ekipet duhet të kthehen në komplekeset stërvitore vetëm pas sanitarizimit të tyre. Më pas lojtarët dhe stafet teknike duhet t’iu nënshtrohen vizitave mjekësore, duke nisur nga matja e temperaturës, marrja e tamponeve dhe testeve sierologjik çdo 72 ose 96 orë nga seanca e parë stërvitore.

W1240 P16x9 49a0bef36b8048b0bbd67e4b611a2c53f3f6be17
W1240 P16x9 49a0bef36b8048b0bbd67e4b611a2c53f3f6be17

Të gjitha këto masa do të shoqërojnë grumbullimin gjatë dhe pa kontakte me jashtë. Asnjë person nuk mund të hyjë në strukturat ku do të qëndrojnë skuadrat dhe nëse është e nevojshme, atëherë duhet të jetë I pajisur me të gjitha mjetet mbrojtëse. Sa i përket stërvitjeve, ato duhet të zhvillohen në fillim me grupe, ku lojtarët të ruajnë distancën e sigurisë prej 2 metrash. Nuk do të lejohet grumbullimi për grenien e vakteve si dhe ajo në palestra, madje edhe dushin, lojtarët duhet ta bëjnë në dhomat e tyre. Ky raport që pret përgjigjen e autoriteteve sanitare dhe qeverisë italiane rezervon shumë sfida. E para ajo e numrit të tamponëve, pasi vetëm në javën e parë, vetëm për skuadrat e Serie A nevojiten 1400 të tillë për futbollistët dhe stafet teknike.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb