Edhe Shkodra vijon aksionin me lirimin e hapësirave publike. Ditët e fundit aksioni është përqendruar në plazhin e Velipojës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka treguar me një video punën e punonjësve për lirimin e hapësirave publike.
Postimi Benet Becit:
Çdo ditë, grupet e Policisë Bashkiake janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e pushuesve dhe ruajtjen e hapësirave publike në plazhin e Velipojës.
Gjatë ditës së sotme është evidentuar një tjetër rast zënies së hapësirës publike, ku është ndërhyrë në lirimin dhe sekuestrimin e shezllonëve të vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
