Gjatë katër viteve ardhshme do hapen 50 dyqane reja gjithë Ballkanin Perëndimor.

Dyqani i parë i Flying Tiger Copenhagen pritet hapetkëtë tetor Shkup, Maqedoni Veriut.

Rreth 400 vende reja pune do krijohen pesë vendepërmes këtij partneriteti.

Tiranë, Shqipëri Grupi BALFIN, një nga grupet më të suksesshme të investimeve, dhe Flying Tiger Copenhagen, marka daneze e njohur globalisht për artikujt modernë dhe unikë, ka nisur një partneritet strategjik që parashikon në harkun kohor të katër viteve hapjen e 50 dyqaneve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja përforcon angazhimin e Grupit BALFIN për të sjellë marka ndërkombëtare, inovacion dhe standarde të larta në rajon, ndërsa për Flying Tiger Copenhagen konsolidon përpjekjet për të zgjeruar aktivitetin në Europën Juglindore.

Dyqani i parë pritet të hapet tetor të këtij viti në Shkup,Maqedoninë e Veriut, dhe më tej do të vijohet me hapjen e dyqaneve të tjera në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Mal të Zi.

“Duke u nisur nga prezenca jonë e fortë në Europë dhe hyrja e suksesshme në Turqi në tetor 2024, shtrirja në Ballkanin Perëndimor vjen si vendim krejt i natyrshëm. Kërkesa e madhe për marka ndërkombëtare dhe entuziazmi për produkte kreative dhe të përballueshme në këtë rajon përputhen në mënyrë të përkryer me konceptin e Flying Tiger Copenhagen. Jemi shumë të kënaqur që po hyjmë në këtë pjesë të Europës dhe mezi po presim të angazhohemi sa më parë me klientët e Ballkanit Perëndimor,” –  tha Julius Schmidt, Drejtori Rajonal për Indinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën (IMEA) i Flying TigerCopenhagen.

8dab8f93 09c1 431e 8479 Bc60d03c0987
8dab8f93 09c1 431e 8479 Bc60d03c0987

Steven Grunerud, Zëvendës Presidenti për Zhvillimin e Strategjisë Grupin BALFIN, e përshkroi partneritetin si njëbashkim fuqishëm vlerave dhe vizioneve strategjike përbashkëta.

“Si lider sektorin e shitjes me pakicë Europën Juglindore, Grupi BALFIN shërben si një portë hyrëse për markatndërkombëtare kryesore synojnë hyjnë këtë treg gjallëdhe me rritje shpejtë. Bashkëpunimi ynë me Flying Tiger Copenhagen është një dëshmi e besimit tonë partneriteteafatgjata sjellin vlerë dhe cilësi për klientët tanë.”

Përtej dimensioneve komerciale, partneriteti pritet të sjellë një vlerë të konsiderueshme socio-ekonomike në rajon. Rreth 400 vende të reja pune pritet të krijohen në pesë vende, me fokus në role lokale operative që kontribuojnë drejtpërdrejt në fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

Së bashku, Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen po vendosin themelin për një përvojë moderne, të aksesueshme dhe tërheqëse në shitjen me pakicë, që rezonon me konsumatorët dhe përmirëson komunitetet lokale, duke vendosur një standard për partneritetet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Rreth Flying Tiger Copenhagen

E themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen ka mbi 1,000 dyqane në 38 vende në mbarë botën. Marka njihet për rrënjët e saj skandinave, identitetin vizual të veçantë dhe misionin për t’u ofruar klientëve produkte funksionale, unike dhe një përvojë blerjeje tërheqëse. Gama e produkteve përfshin kategori të ndryshme si dekor shtëpie, pajisje kuzhine, lodra, materiale shkrimi, aksesorë festash dhe artikuj sezonalë për festat.

E udhëhequr nga filozofia “një jetë më e pasur nuk kushton shumë”,marka fokusohet në produkte dhe përvoja që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë momente të paharrueshme. Flying Tiger Copenhagen është gjithashtu e përkushtuar ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat reflektohen në operacionet dhe dizajnin e produkteve të saj.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.flyingtiger.com

Rreth Grupit BALFIN
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimit më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, në Vjenë, nga Samir Mane, Grupi është sot i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi ka rreth 5,500 punonjës dhe një portofol të diversifikuarinvestimesh që përfshin sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, energjinë, transportin dhe logjistikën, edukimin dhe sektorin e argëtimit.  

Që prej vitit 2023, nismat sociale të Grupit janë grupuar dhe konsoliduar brenda Fondacionit Mane, duke kontribuar akoma më mirë dhe më shumë në fuqizimin e komuniteteve.

Qëndroni të informuar në: Web || Facebook || Linkedin || Instagram

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb