U luajtën ditën e djeshme 3 sfidat e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018, të Grupi D, ku spikati fitorja e Serbisë në trasfertë ndaj Irlandës me rezultatin 0-1, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt kampionatit botëror.

Goli i mbrojtësit Kolarov në minutën e 55-të rezultoi vendimtar për skuadrën e trajnerit Musilin, e cila e sheh vetën në krye me 18 pikë, 4 më shumë se ndjekësi më i afërt, Uellsi.

Austria vazhdon të zhgënjejë në këto eliminatore. Asnjë fitore në 3 takimet e fundit dhe kualifikimi tani sa vjen dhe largohet. Skuadra e trajneri Koller nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.

Në sfidën tjetër, Uellsi fitoi në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 0-2 falë golave të Robson-Kanu dhe Aron Ramsej, duke u vënë në ndjekje të Serbisë për të siguruar një biletë për në Rusi.

Rezultatet dhe klasifikimi / Grupi D
Irlandë-Serbi 0-1
Moldavi-Uells 0-2
Austri-Gjeorgji 1-1

Klasifikimi

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb