Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e administratorëve të grupit famëkeq në rrjetin social Telegram, “Albkings”.

Haxhiu, në një postim në Facebook, ka thënë se institucionet e kanë për obligim që të mos lejojnë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.

“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit ‘Albkings’”.

“‘Albkings’ mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore. Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, shkruajnë mediat kosovare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb