Nations League për pjesën më të madhe të klubeve është një “hall” me vete, një turne që shumë pak e dëshirojnë, ndërsa për trajnerët e ekipeve përfaqësuese është një mundësi e shkëlqyer për të punuar me lojtarët, për të eksperimentuar, gjithashtu një tjetër mundësi për të prekur evropianin. Shorti i hedhur në Nion, vendosi në një grup përfaqësuese të mëdha, Angli, Itali, dy finalistët e “Euro2020”, ndërsa i bashkohen edhe Gjermania e Hungaria, pa diskutim shorti më i vështirë i mundshëm.

Pavarësisht këtij fakti, trajnerët e tre ekipeve të mëdha evropiane, e morën me sportivitet: “Është një short i bukur, me Anglinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, u shpreh fillimisht Mancini duke shtuar: “A mund ta fitojmë këtë grup? Do ta provojmë, dëshirojmë të rikthehemi në Final Four ashtu siç ndodhi këtë vit, këtë herë do të provojmë ta fitojmë”, u shpreh Mancini.

Nuk ka frikë nga shorti as Hansi Flick: “Është një short interesant. Mund të konkurrojmë me më të mirët e Evropës. Anglia dhe Italia ishin finalistët e “Euro2020”, do të jenë ndeshje emocionuese, por Gjermania ime nuk ka frikë askënd”, u shpreh trajneri Flick.

“Janë ndeshje të mëdha që mezi i presim. Ishte ajo që na duhej në vitin që do të shkojmë në Botëror. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të përgatitur Botërorin, por gjithashtu është një mundësi shumë e mirë për të fituar National League, nuk ishte gjë e bukur të shihnim Spanjën, Italinë, Belgjikën dhe Francën të luftonin ndërmjet tyre”, u shpreh Gareth Southgate
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb