Kryetari i Grupit Parlamentar të PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të shmangë provokimet ndaj opozitës dhe të zbatojë nenin 103, pika 7 e Rregullores.

Sipas grupit të PD “çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.”.

Whatsapp Image 2025 10 24 At 15.40.01
Whatsapp Image 2025 10 24 At 15.40.01

Në fund grupi i PD i kërkon Peleshit që në ushtrim të përgjegjësive të tij, të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

Shkresa e PD:

Z. Kryetar i Kuvendit,

Me urdhrin tuaj nr. 24, datë 24.10.2025, keni thirrur seancën plenare në datën 27.10.2025, ora 10.00, duke njoftuar edhe rendin e ditës. Në rendin e ditës, në pikat 5-9 janë përfshirë Raportimet e disa institucioneve të pavarura kushtetuese, ku sipas dakordësisë së Konferencës së Kryetarëve është lënë një kohë debati 150 minuta për secilin raportim.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, konfirmojmë kërkesën tonë për zhvillimin e debatit dhe gjithashtu kohën e caktuar nga ana juaj – 150 minuta pas cdo raportimi.

Lutem gjithashtu të shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës, duke lejuar secilin e tyre të prezantojë pyetjet e tij, për secilin titullar institucionesh, sipas nenit 103, pika 7 e Rregullores dhe praktikës parlamentare 34 vjecare. Cdo ndryshim i njëanshëm nga ana juaj i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjecar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.

Përsa më lart, në ushtrim të përgjegjësive tuaja, lutem merrni masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe ndaluni menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb