Është mbledhur sot mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. Për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit socialistët kanë zhvilluar mbledhjen e tyre, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministri i vendit.
Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live nga jashtë selisë së Kryesisë, pohoi se në fokusin e diskutimit kanë qenë diskutimet që pritet të zhvillohen të enjten në Kuvend.
Po ashtu fokusi i maxhorancës në këtë kohë ka qenë situata në vend me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.
