Ukraina i është përgjigjur deklaratave të grupit rus Wanger i cili më herët pretendoi se forcat ruse kanë marrë kontrollin në Soledar.

Ka qenë zëdhënësi i Komandës Ushtarake Lindore, Sergiy Cherevaty që në një deklaratë të tij tha se beteja për Soledar ishte shumë e rëndësishme, por forcat ukrainase nuk i lejuan rusët të depërtojnë në vijat e frontit.

“Qyteti nuk është nën kontrollin e Federatës Ruse. Luftimet e ashpra po zhvillohen. Situata atje është e komplikuar,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: