Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Ndërkohë që kreu i Kuvendit Niko Peleshi përplasje ka pasur mes socialistëve dhe demokratëve. Noka tenton t’u heqë kartonat socialistëve ndërkohë që punonjësit e Gardët kanë provuar ta ndalojnë por nuk kanë mundur dot.
Përplasja më e fortë ka qenë mes Nokës dhe ish ministrit Ervin Hoxha. Ndërkohë të gjithë deputetët e opozitës kanë “zbarkuar” në anën e sallës ku qëndrojnë socialistët. Nga ana tjetër, Garda është bërë gardh para foltores.
