TIRANE– Përfaqësues të lartë nga policia italiane e Guardia di Finanza kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku janë takuar me krerët e Policisë së Shtetit.

Takimi mes dy policive është zhvilluar në kuadër të luftës anti-kanabis. Policia italiane u njoh me masat e policisë shqiptare për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për planin e përbashkët të patrullimit ajror sipas marrëveshjes mes dy shteteve si dhe për operacionet e përbashkëta kundër trafikut të narkotikeve.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb