Manchester City sfidon sonte West Ham, teksa një fitore e “Qytetarëve” i rikthen ata në krye të Premier League. Në prag të këtij takimi, trajneri i ekipit nga Manchesteri, Pep Guardiola është shfaqur optimist para mediave dhe nuk ka lënë pa ngacmuar edhe Arsenalin.

“Unë jam i lodhur, por nuk janë këmbët e mia ato që luajnë. Kemi qenë në këtë situatë duke luajtur 6-7 ndeshje në një muaj për një periudhë 6-7 vjeçare. Forca psikologjike do të jetë atje. Kjo është periudha më e bukur në të cilën ne duam të jemi. Psikologjikisht ne nuk jemi të lodhur. Kemi edhe 6 ndeshje dhe duhet të shkojmë për t’i fituar ato. Forca psikologjike është aty.

Arsenali në momentin që flasim ka arritur kualifikimin në Champions pas shtatë vitesh. Tani ndoshta ata nuk janë të lumtur, por po flasim për një arritje që ju mungonte prej shtatë vitesh. Ky është si një trofe për ata” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb