Nesër në orën 21.00 Manchester City pret në shtëpi Real Madrid, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Champions League. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola. Guardiola vlerëson maksimalisht kundërshtarin dhe thotë se rivali i tyre është nga ata që nuk dorëzohen, edhe nëse janë duke humbur në shifrat 3-0.

 

“Në vitin 2020 ishte një ndeshje shumë e ngushtë, e vendosur nga detajet. Ajo që kam parë nga Madridi, veçanërisht në raundin e fundit, është se ata kanë lojtarë me karakter.Ajo që më pëlqen më shumë nga të gjitha është se në mes të vështirësisë, në humbjen 3-0, ata kanë lojtarë që ngrenë dorën dhe thonë ja ku jam.

Topi nuk i tremb ata në 3-0 duke humbur. I tremb të tjerët, por jo ata. Modric, Kroos, Carvajal, Alaba dhe Benzema. Ata e kërkojnë atë.Nëse duhet të luajmë kundër historisë së tyre, nuk do të kemi asnjë shans. Ata janë më të mirë në këtë. Por, ne kemi dëshirë për të konkurruar kundër tyre, është një test i jashtëzakonshëm.Ne duhet të vuajmë së bashku kur jemi nën presion dhe të sulmojmë kur kemi topin. Është njësoj sikur të luanim kundër Bayernit ose Barcelonës, skuadra që kanë qenë shumë herë këtu. Në dekadën e fundit po arrijmë këtu. Kjo është e mirë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb