Pep Gurdiola në versionin Jose Mourinho në konferencë për shtyp. Trajneri i Bayern Munchen është shfaqur aspak i qetë në vigjilje të ndeshjes kundër Bayern Leverkusen, replikën me gazetarët dhe në fund e mbyll me një batutë që do komentohet gjatë:
“Nuk e kuptoj pse bëhen akoma këto konferenca për shtyp. Kam tre vite këtu dhe njëra nga gazetat më të mëdha nuk më ka bërë asnjëherë një pyetje rreth futbollit. Sot trajnerët nuk respektohen. Vij në konferencë vetëm sepse e kam detyrim. Përse nuk shkruani për gjërat e mira që ju them lojtarëve?
Probleme? Nuk e kam problem, jam mësuar.
Vidal? Si mund të ketë pirë gjatë fazës përgatitore, kur ne ishim në një vend ku pija është e ndaluar?
Në lidhje me zyrtarizmin e transferimit tek Man.City, Pep u shpreh: “Jam si një femër, mund të bëjë disa gjëra njëkohësisht”.
(er.shk/BalkanWeb)
