Ambasada e Republikës Çeke fton publikun e interesuar në një shëtitje me guidë në Parkun Kombëtar të Dajtit ditën e nesërme. Të ftuar janë familjet me fëmijë për të eksploruar Dajtin me guida me përvojë, për të parë markimin e shtigjeve turistike, dhe për të shijuar një piknik.
Pas piknikut do të ketë një aktivitet për fëmijë. Ata që kanë më shumë përvojë në ecjen në mal mund të ndjekin turin për në Majën e Tujanit.
Aktiviteti në natyrë është një event plotësues i Festivalit të Filmit të Mjedisit në Shqipëri (EFFA)
Programi:
Nisja për grupin e alpinistëve
8:30- Gurore
Nisja për familjet me fëmijë
9:30- Teleferiku, stacioni i nisjes, Tiranë, regjistrimi
10:00- Mbledhja për nisjen e ecjes në këmbë – në fushën e Teleferikut Dajti Express, stacioni i sipërm, Parku Kombëtar Dajt
10:05- Fillimi i ecjes me guida nga Dajti Alpino Touristic
Shtegu 1. – për alpinistë dhe të rritur – shtegu për në Majën e Tujanit dhe kthimi
Shtegu 2. – për familjet me fëmijët dhe të tjerët – shtegu i Unazës së Dajtit dhe kthimi me mundësinë për të monitoruar markimin e shtegut
13:00- Piknik për pjesëmarrësit në luadhin pranë stacionit të sipërm të Teferikut
Shënim: Lëngjet e frutave, birra dhe sanduiçet e thjeshtë do të ofrohen në piknik nga organizatorët.
Bashkohuni me ne dhe le të shijojmë natyrën e bukur pranë kryeqytetit të Tiranës!
(m.k/BalkanWeb)
