Prishtina ka prezantuar zyrtarisht Sindrit Gurin. Lajmi është dhënë nga klubi kosovar, me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Mirësevjen! Sulmuesi, realizues shumë golash, 30 vjeç, i lindur në Shkodër, i bashkohet klubit më të madh në vend, FC Prishtina” – Shkruan klubi.

“Pres të bëjmë përformanca sa më të mira, të kemi rezultatet më pozitive dhe të arrijmë deri te objektivat e klubit. Do të mundohem të jap maksimumin tim, do të bëjë përkushtimin më të madh që të arrij të marrë sa më tepër që të jap sa më shpejt rezultatet në fushë” – Tha ai pas firmës. Guri ka luajtur më parë për Kukësin në Shqipëri, ndërsa ka kontribuar edhe për Oostende në Belgjikë, për Shkëndijën në Maqedoni dhe për Istanbulspor në Turqi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: