Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se konflikti i Moskës në Ukrainë ka implikime më të gjera për Evropën dhe botën.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë po përkeqëson tensionet dhe ndarjet gjeopolitike, duke kërcënuar stabilitetin rajonal, duke rritur kërcënimin bërthamor dhe duke krijuar çarje të thella në botën tonë gjithnjë e më shumëpolare”, tha Guterres gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai ishte i pari që foli sot në një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, ku mori pjesë Sergej Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë. Volodymyr Zelensky gjithashtu mori pjesë personalisht për herë të parë që nga pushtimi rus.
Ai tha se shtetet anëtare që i ofrojnë vendit të tij armë dhe ndihma të tjera po “ndihmojnë në mbrojtjen e kartës së OKB-së”, pasi Ukraina po ushtron të drejtën e saj për vetëmbrojtje.
(BalkanWeb)
