Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dhënë alarmin për bllokimin e ekonomisë globale për shkak të ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve në Ngushticën e Hormuzit . E cila konsiderohet si rruga detare jetësore kryesisht për tregtinë e naftës.
“Jam thellësisht i shqetësuar për kufizimin e të drejtave dhe lirive të lundrimit në rajonin e Ngushticës së Hormuzit, i cili po pengon shpërndarjen e naftës, plehrave dhe lëndëve të tjera të para jetësore, duke prishur energjinë, transportin, prodhimin industrial dhe tregjet ushqimore dhe duke bllokuar ekonominë globale”, ka thënë Guterres.
Gjithashtu ai vuri në dukje se edhe në skenarin më të favorshëm, nëse kufizimet hiqen menjëherë zinxhirëve të furnizimit do t’u duhen muaj për t’u rikuperuar.
