Guangju ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Koresë. Skuadra e Jasir Asanit ka mposhtur me shifrat 1-0 Ulsan, që luajti në Botërorin e Klubeve.

Goli i vetëm i sfidë u realizua nga Ço Sung-Gown në të 75-ën ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi titullar duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Rikujtojmë që Ulsan ishte pjesë e grupit F me Dortmund, Fluminensen dhe Mamelodin dhe u eliminua në fazën e grupeve duke mos marrë asnjë pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb