2 gola për 3 pikë. Arsenal rikthehet shpejt te fitorja në Champions, kalon pa shumë probleme Spartën e Pragës, një transfertë që praktikisht e zgjidhën që në pjesën e parë. Me 10 pikë në 4 ndeshje, “topçinjtë” qëndrojë në pozita komode, në vendin e 3-të, 2 pikë larg PSG dhe Real Madrid.
Madueke u shkëput shpejt në minutën e 9-të, përfitoi nga një assist i Gyokeres dhe me një goditje të saktë brenda në zonë kaloi Arsenal në avantazh. Në të 38-tën, “bomberi” suedez këtë herë u shërbye nga Merino për të dyfishuar shifrat. Me një assist dhe një gol, Gyokeres ishte pa diskutim lojtari i ndeshjes për Arsenal.
Në fraksionin e dytë, ekipi i Artetas uli ritmin, u mjaftua vetëm me menaxhimin e avantazhit të dyfishtë, por Sparta e Pragës nuk u dorëzua, tentuan në disa momente të riktheheshin në lojë, por goli i Nowak erdhi vonë vetëm në minutën e 90-të pa mundur t’i prishnin festën Arsenal.
I kënaqur me këtë sukses në transfertë u shfaq trajneri Arteta: “Jam shumë i lumtur për rezultatin e arritur. Në Champions është gjithnjë e vështirë të fitosh në transfertë. Kemi zhvilluar 4 ndeshje deri në këtë pikë, 3 prej të cilave në transfertë. Në këtë ndeshje treguam një ritëm të lartë në fraksionin e parë ku mund të shënonim edhe 3, 4 apo 5 gola. Nuk arritëm të thellonim diferencën duke u detyruar më pas të ishim të kujdesshëm”, u shpreh ndër të tjera Arteta.
