Sot, të gjithë mediat sportive botërore kryefjalë kishin transferimin e Erling Haaland te Manchester City. Një nga operacionet më të kushtueshme në merkato, por duket se klubi anglez i ka financat.
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, konfirmon indirekt kalimin e norvegjezit nga Dortmund në Premier League, por nuk jep asnjë detaj në lidhje me këtë aferë të madhe të merkatos së kësaj vere.
“Nuk është se nuk kam dëshirë të flas, dëshiroj të them diçka, por të dy klubet më kanë rekomanduar të mos them gjë deri sa të jenë kompletuar të gjitha hapat burokratikë. Kemi kohë plot për të folur më vonë” – deklaroi Guardiola.
(BalkanWeb)
