Erling Haaland ka përfunduar në qendër të kritikave, mbi të gjitha pas eliminimit nga Real Madrid. Po si mund të kritikohet një lojtar që ka një mesatare prej një goli në ndeshje? Pavarësisht se këtë sezon qëndroi afro 2 muaj jashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi, sërish Haaland ka shënuar 21 gola në 40 ndeshje, 6 në Champions. Sigurisht që tifozët dhe opinioni bëjnë krahasime me një vit më parë, ku Haaland realizoi 52 gola në 53 ndeshje, 12 në Champions.

Haaland
Haaland

Pavarësisht numrave, Haaland nuk është tipi i qendërsulmuesit që pëlqehet nga Pep Guardiola. Sipas Manchester Evening News: sulmuesi norvegjez ka vendosur të qëndrojë sërish me “qytetarët”, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Haaland kërkon të mbyll këtë sezon me trofe, për më tepër pasi u rikthye te goli në sfidën e fundit, atë kundër Nottingham.

Guardiola Haaland
Guardiola Haaland

Guardiola shpreson që roboti i tij të bëjë diferencën në katër ndeshjet e fundit në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: