TIRANE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë e ish shefit të Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela për mbylljen e hetimeve. Ish – drejtori i policisë së Vlorës ankimoi zgjatjen e fundit të Prokurorisë afati i të cilit përfundon më 18 shkurt,ndersa Prokuroria pritet që për Çelën të kërkojë një zgjatje tjetër të hetimeve.

Pak ditë më parë gjykata vendosi të pranojë ankimin e ish-ministrit te Brendshem Sajmir Tahiri për zgjatje të afateve duke caktuar 10 marsin si afatin e fundit për të cuar dosjen me gjykatë apo për pushimin e hetimeve.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti. Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017. Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit. Ai bëri të njëjtën kërkesë nga arratia në mars të vitit të kaluar, kur hasi në refuzimiun e gjykatës. Emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit jane ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, të cilët më pas u rratisën jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb