DURRES– Peshkatarët e qytetit bregdetar të Durrësit janë habitur gjatë ditës së sotme, teksa në rrjetën e tyre ka rënë një peshkaqen ‘tigër’ rreth 120 kilogram.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e peshkaqenit me përmasa jo të zakonshme për bregdetin shqiptar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kapen peshkaqenë të tillë në bregdetin shqiptar, madje me përmasa edhe më të mëdha.
(d.d/BalkanWeb)
