Një gjykatë në New Jersey dënoi të premten 27-vjeçarin Hadi Matar për tentativën për vrasje të autorit Salman Rushdie në gusht 2022.

Juria gjithashtu e shpalli Matarin fajtor për plagosjen e një burri që ishte në skenë me Rushdie. Vendimi u dha pas rreth dy orësh diskutimesh.

Dënimi do të shpallet më 23 prill, ndërsa Matar përballet me një dënim deri në 25 vjet. Matar ishte ngjitur në skenën e institucionit ku Rushdie do të fliste më 12 gusht 2022 dhe e goditi më shumë se 12 herë me thikë në kokë, gjoks, krahë dhe këmbë.

Sulmi e la të verbër në syrin e djathtë romancierin 77-vjeçar, fitues të çmimeve. Shkrimtari, kundër të cilit ishte lëshuar një fetva nga Irani, ishte dëshmitari kryesor gjatë gjyqit shtatë-ditor, duke i përshkruar lëndimet e tij të rrezikshme dhe shërimin e tij të gjatë dhe të dhimbshëm.

Avokatët e Matarit nuk thirrën asnjë dëshmitar dhe ai vetë nuk donte të dëshmonte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: